Policia i bastis shtëpinë “Mbretit të Xhunglës”

Policia i bastis shtëpinë “Mbretit të Xhunglës”

April 2, 2021 0

Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e Don Xhonit, ku ka kërkuar armë, raporton Express.

Reperi Don Xhoni është shfaqur në një foto në rrjetet sociale ku shihet duke mbajtur armë, të tipit Kallashnikov. 

Reperi, kishte thënë se ato janë bërë për një klip që është duke e realizuar ai, por që duket se Policia e Kosovës i ka trokitur që mbrëmë në shtëpi.

Pas publikimit të fotos policia ka vizituar shtëpinë e reperit, por që nuk ka arrestime.

Bastisja është bërë në shtëpinë e tij, në lagjen Drenas 3 në këtë qytet.

Don Xhoni dje kishte xhiruar klipin e tij më të ri, “Mafia” ndërsa në InstaStory kishte shkruar: 

“Xhirimet e Mafies përfunduan, veç përhaj na qoftë”.  Poshtë pamjeve, këngëtari kishte shtuar ” Mbreti i xhunglës”

Kujtojmë se Fjolla Morina është dënuar për mbajtje të armës nga Gjykata e Qarkut të Kukësit. Ndërsa për gjuajtje me armë në një aheng të Kosovës, Policia e Kosovës kishte ndjekur edhe reperin Gjiko. 

Ai kishte gjuajtur me armë dhe pas publikimit të videos, Policia e Kosovës i ishte vënë pas atij.