Opinionisti i njohur do të këndojë duet me Sinan Hoxhën (video)

Opinionisti i njohur do të këndojë duet me Sinan Hoxhën (video)

April 2, 2021 0

Opinionisti i emisionit “Për’puthen” Arjan Komomi shfaq një talent të ri. Konomi do të bëjë një duet me këngëtarin Sinan Hoxha.

Vetë Konomi ka konfifmuar se ka njoftuar se do të jetë pjesë e një bashkëpunimi me këngëtarin e njohur shqiptar, Sinan Hoxha.

Nëpërmjet një videoje të publikuar në InstaStory ai ka dhënë më tepër detaje rreth këtij projekti.

“Pas zhgënjimit me Mazllëmin që më përdori thjesht si figurant në videoklipin e tij dhe dëshirat e mija artistike janë më të larta, tani po flas për një bashkëpunim tjetër me këtë figurën këtu, apo jo Sinan Hoxha?”, shkruan Arjan Konomi.

Sinan Hoxha ka pohuar këtë gjë duke njoftuar fansat se dyshja do të sjellin një duet shumë shpejt. /revista.one/