Policia me kamera të fshehta, makina pa logo dhe dronë, arrestohen 53 shoferë

Policia me kamera të fshehta, makina pa logo dhe dronë, arrestohen 53 shoferë

March 10, 2021 0

Operacionalja e Policisë Rrugore ka zbarkuar në terren me kamera të fshehta, makina pa logo, radarë e dronë, për shkak të aksidenteve gjatë ditëve të fundit, të gjitha rrugët e vendit.

Kontrollet në lëvizje po kryhen nga punonjësit e Njësisë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Sektorët e Policisë Rrugore në 12 Drejtoritë Vendore të Policisë, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë.

Gjatë 10 ditëve të para të muajit mars, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe:

  • Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 53 drejtues mjetesh, nga të cilët 35 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 18 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
  • Janë pezulluar 209 leje drejtimi, nga të cilat 144 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 65 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu janë vendosur 13106 masa administrative, të ndara si më poshtë?:

  • 2519 masa administrative për parakalime të gabuara.
  • 2050 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.
  • 468 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
  • 537 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.
  • 244 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.
  • 3462 masa për parkim dhe qëndrim të gabuar.
  • 3826 masa për shkelje të tjera të përcaktuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Zbatimi i planit operacional do të vijojë përgjatë gjithë muajit mars, në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë në të gjitha rrugët, sidomos në ato me risk për ngjarje. /Revista.one/