E mbani mend Andresën 10 vjet më parë? Rrëfimi, si erdhi nga Brazili që të punonte balerinë lokali

E mbani mend Andresën 10 vjet më parë? Rrëfimi, si erdhi nga Brazili që të punonte balerinë lokali

April 24, 2021 0

Andresa Ambrosio prej 12 vitesh jeton në Shqipëri. Brazilianen shohim çdo të diel në emisionin “E Diela Shqiptare” që transmetohet në Tv Klan. A e mbani mend se si ka qene para 10 vjetesh? Ju sjellim kete kopertine te revistes One, por do te shihni se ajo ka ndryshuar shume pak.

Ajo tregon se si erdhi ne Shqiperi. “Kam ardhur në vitin 2009. Përshtypja ime e parë ishte dimër, natë, dhe shi. Ishte shumë ndryshe me Brazilin, vend tropikal, ngrohtë. Të gjithë këtu flasin keq për Shqipërinë e unë kisha frikë. Por kur ecja në rrugë, xhiro nga Blloku dhe thoja sa lehtë Shqipëria. Ecja në rrugë, në diskoteka, pub-e, në shkolla, ndërsa gruaja në Brazil ka probleme kur ecën vetem gjatë natës. Këtu njerëzit respektohen, respektohen turistët edhe lëkura time. Më pëlqen, unë nuk kam asnjë fjalë të keqe për Shqipërinë”., shprehet Andresa.

“Zemra e Shqipërisë është e ngrohtë. Brazili është shtëpia ime sepse jam lindur aty, ndërsa Tirana është shtëpia ime sepse unë dua të qëndroj këtu”, dejkaron Andresa.

“Erdha me kontratë për balerinë, për të kërcyer nëpër restorante, pastaj një restoranti nuk i pëlqeu idea dhe u mbyll. Në këto momente unë flas me partnerin tim dhe më tha nuk do ikësh në Brazil sepse është shumë larg, ik në Itali ose rri këtu, e kjo ishte një risk”, tregon Andresa.

“Dashuria me Arditin vjen 3 muaj pasi qëndrova këtu. Anila Gjebrea foli me mua dhe më ftoi për 1 ditë që të kërceja në hapjen e sezonit për 10 minuta”, tregon se si e nisi tek “E diela shqiptare”.

“Në studio Arditit i pëlqeu idea dhe më vjen propozimi për punë, pranova dhe funksionoi. Jam 11 vite me Arditin, 11 vite në Shqipëri dhe 11 vite me partnerin”, rrefeu Andresa. /revista.one/