Prishet trekëndëshi i dashurisë i Mevlanit, një vajzë tjetër futet në mes
March 25, 2021Mes Mevlanit, Ledjanës dhe Antonelës tanimë është futur Aristela, duke prishur trekendeshin. Më herët në emision ajo ka thënë se do t’i sfidojë vajzat që të fitojë zemrën e Mevlanit.
Mevlani ka hedhur në Instagram një foto ku shfaqet krah Aristelës, të dy të veshur kuq e zi.
Vëmendjen më të madhe e ka marrë komenti i Antonelës.
“Jeni shumë çift i bukur”, ka shkruar ajo.
Antonela u rikthye në “Për’puthen” pas 3 ditësh mungesë. Menjëherë në nisje të emisionit ajo u përplas me Ledjanën, e cila kërkoi që të merrej masë ndaj Antonelës pasi kjo e fundit e kishte ofenduar. Gjatë një lidhje live në emision, Antonela e cilësoi Ledjanën si burrë me buzë të bëra, diçka që kjo e fundit nuk e priti aspak mirë.
Më herët në “Për’puthen” u transmetua video e një lope xhiruar nga Antonela dhe kjo e fundit shprehej:
“Ua konkurrentja e Për’puthen”.
Për këtë video të gjithë ju kthyen kundër Antonelës, sepse e cilësuan si një ofendim për vajzat e kolme, për Aristelën dhe Ledjanën.