Probleme me ligjin? Policia e Londrës i bllokon Dua Lipës Jaguar-in 55 mijë paundësh

Probleme me ligjin? Policia e Londrës i bllokon Dua Lipës Jaguar-in 55 mijë paundësh

June 16, 2022 0

Policia i ka bllokuar Dua Lipës makinën e saj luksoze Jaguar në Londër të martën, pasi u kthye nga turneu i saj ‘Future Nostalgia’.

Ylli 26-vjeçar i popit kishte dalë me mikshën e saj dhe kur u kthye zbuloi se makina që kushton 55 mijë paund ishte e bllokuar me një kapëse të verdhë. Nuk dihet pse makina është bllokuar.

Një nga arsyet më të zakonshme për bllokimin ose konfiskimin e një makine është mungesa e sigurimit. Automjetet duhet të kenë sigurim të vlefshëm me ligj dhe është e lehtë për policinë të dallojë automjetet e pasiguruara duke përdorur bazën e të dhënave të tyre. Arsye të tjera mund të jenë: parkimi i gabuar ose gjobat e papaguara.

Ky lajm vjen pasi Dua u përfshi në një ‘trekëndësh dashurie’ me aktorin e ‘Elite’ Arón Piper, me të cilin u shoqërua në një klub nate në Madrid pak ditë më parë. Një ditë më pas këngëtarja britanike FKA Twings postoi këtë video në TikTok me Aron duke u puthur. Në sfond dëgjohet kënga e FKA “Killer”, kështu që ndoshta është për një videoklip? Nuk dihet ende por fansat kanë shpërthyer në komente. Dua ka qenë beqare që nga nëntori kur i dha fund romancës së saj dyvjeçare me Anwar Hadid.

revista.one/