Programi që sjell Tean në ekran nga shtatori

Programi që sjell Tean në ekran nga shtatori

August 26, 2021 0

Prej ditësh u la të nënkuptohet se Tea Trifoni po vjen me një program në Top Channel.

Kjo falë postimeve nga ambientet e televizionit bashkë me gazetaren Fatma Haxhialiu.

Aludimet ishin nga më të ndryshmet.

Dikush dyshoi se ato do jenë opinioniste në “Përputhen” e të tjerë i ndërlidhën me “Big Brother VIP”.

Por, projekti i tyre s’ka të bëjë me asnjërin nga aludimet.

Tashmë është zyrtare se Fatma dhe Tea do jenë bashkë në një projekt krejtësisht të ri të titulluar “Goca dhe gra”.

Ky emision do ketë në fokus gratë dhe vajzat, siç nënkuptohet nga promoja fillestare e cila nuk zbulon shumë nga formati dhe struktura.

Bashkë me Fatmën dhe Tean, pjesë e katërshes së programit do jenë edhe Olesia Leco dhe blogerja Krista Merkoçi.

revista.one/