(VIDEO) Vijnë afganët, zbresin në Rinas 121 të parët

(VIDEO) Vijnë afganët, zbresin në Rinas 121 të parët

August 27, 2021 0

Kanë mbërritur në Rinas 121 afganët e parë. Ata

kanë ardhur me avion civil nga Tbilisi. Në Rinas ndodhen struktura të ushtrisë dhe ekipe shëndetësore në gatishmëri. Për të pritur 121 afganët e parë ishte ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.

Një pjesë e 121 afganëve kanë punuar për organizatën ‘Shoqëria e Hapur’, ndërkohë pjesa tjetër janë aktorë, anëtarë të shoqërisë civile bashkë me familjet e tyre.

Video që tregon momentin kur 121 afganët shkelin në tokën shqiptare:

Në një deklaratë Ministria e Punëve të Jashtme deklaron se në mesin e 121 afganëve të parë që erdhën në Shqipëri janë 11 foshnja,të cilët aktualisht i janë nënshtruar përpunimit të të dhënave individuale. Më pas ata do të nisen drejt strukturave hoteljere në Durrës.

Njoftimi i ministrisë

Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, avioni i parë me 121 qytetarë afganë, mes të cilëve 11 foshnja,të cilët aktualisht i janë nënshtruar përpunimit të të dhënave individuale. Më pas ata do të nisen drejt strukturave hoteljere në Durrës. Qytetarët janë pritur nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, drejtues të FA dhe policisë së shtetit.

revista.one/