Pumbi del me plumb, dy javë pas ndarjes Tea puth një tjetër djalë

Pumbi del me plumb, dy javë pas ndarjes Tea puth një tjetër djalë

April 12, 2021 0

Ndonëse nuk ka shumë që janë ndarë, Tea është përfshirë në një vorbull tjetër thashethemesh. Në rrjet po përflitet se ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ ka nisur një lidhje të re.

Tea ka gjetur ngrohtësi në krahët e një tjetër mashkulli, që fillimisht “e prezantoi” si shokun e saj.

Mirëpo, pak orë më parë ajo ndau në InstaStory një video që tashmë e fshiu, ku shfaqej duke shkëmbyer puthje me të njëjtin djalë.

Tea shihet shumë e afërt me këtë djalë. Ai e puth shumë afër buzës dhe kjo nuk iu ka shpëtuar ndjekësve.

Një romancë e re në horizont? Duket se po, përderisa kjo video u fshi nga vetë ish-konkurrentja.

Nga ana tjetër, Bearti ka treguar se po fokusohet tek vetja pas ndarjes nga Tea dhe nuk dëshiron që të përfshihet në një lidhje të re.

Madje, një ndjekëse i ka propozuar të lidhen bashkë, por përgjigjja e tij ishte;

“Jo sjam duke mendu per asnje lloj lidhje per momentin”

Tea dhe Bearti kanë qenë dy ndër personazhet më të komentuar në media përgjatë kohëve të fundit.

/revista.one/