Antonela dhe Atdheu “arratisen” bashkë, tani jashtë vendit

Antonela dhe Atdheu “arratisen” bashkë, tani jashtë vendit

April 12, 2021 0

Atdheu dhe Antonela janë “arratisur” jashtë vendit. Ata kanë publikuar të dy story nga i njëjti vend, në Milano të Italisë. Keshtu ata s’e kanë pasur aspak problem të dalin hapur e t’i tregojnë të gjithëve ku janë.

Nuk dihet nëse ata po largohen nga emisioni, apo udhëtimi në Milano ka qenë për qëllime xhirimesh.

Atdheu u rikthye në “Për’puthen” dhe pati një ballafaqim me Antonelën. Konkurrentja ishte shprehur se kishte një pëlqim akoma për të dhe kërkoi kthimin e Atdheut në program.

“Kam ardhur në emision dhe ke qenë një ndër pëlqimet e mia kryesore dhe nga krenaria që kemi të dy nuk kemi dalë kurrë bashkë. Gjithsesi pëlqimi ka mbetur dhe sot. Kur kam ardhur tek lokali kam ardhur për respektin që kisha për ty dhe për pëlqimin. Kur më the që po të coj në shtëpi, e kisha besën. Ti u afrove i pari si mashkull, por nuk e prisja dhe ngaqë është një nga rregullat e emisionit që nuk duhet të takohemi e puthemi”, i tha Antonela.