Puthje mes balerinës shqiptare dhe të dashurës së saj, por një incident ndodh gjatë paradës në Milano (Video)

Puthje mes balerinës shqiptare dhe të dashurës së saj, por një incident ndodh gjatë paradës në Milano (Video)

June 28, 2026 0

Milan Pride 2026 u zhvillua mes muzikës, festës dhe mesazheve për të drejtat e komunitetit LGBTQIA+, por nuk munguan as momentet e tensionit. Një incident gjatë paradës ku merrte pjesë këngëtarja e njohur Elodie, së bashku me partneren e saj, balerinën shqiptare, Francesca Nuredini, ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Artistja italiane, e njohur për angazhimin e saj në mbrojtje të të drejtave të komunitetit LGBTQIA+, mori pjesë në marshimin e 27 qershorit në Milano, në edicionin e 25-të të Pride. Për herë të parë në një event të tillë publik ishte edhe partnerja e saj, Francesca Nuredini, me të cilën ajo u shfaq e afërt mes qindra mijëra pjesëmarrësve.

Gjatë marshimit, ndërsa çifti po lëvizte mes turmës së madhe të njerëzve, një video e publikuar në TikTok dhe e shpërndarë më pas në platformën X tregon momentin kur Elodie tërhiqet papritur nga krahu nga një person i pranishëm në turmë. Sipas pamjeve, personi duket se tenton të tërheqë vëmendjen e këngëtares, ndërsa ndërhyrja ndodh pavarësisht korridorit të krijuar nga stafi i eventit.

Elodie shfaqet e befasuar dhe e shqetësuar për disa sekonda, por më pas vijon marshimin pa pasoja të mëtejshme.

Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit kanë dënuar sjelljen e personit, duke theksuar se entuziazmi nuk justifikon prekjen fizike të padëshiruar, sidomos në evente me pjesëmarrje masive.

Pavarësisht incidentit, dita vijoi në atmosferë festive për këngëtaren, e cila ndau më pas në rrjetet sociale një foto ku shihej duke u puthur me Francesca Nuredini.

revista.one/