“Puthjen e fundit e dhashë para një ore…”/ Manushi ngacmon Amber: Ishe në ambientet e…
July 2, 2026Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, Amber, ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Top Arena”. Ajo është vënë përballë pyetjeve pikante të Mateo Borrit.
Ky i fundit e nisi intervistën duke e pyetur se kur ka dhënë puthjen e parë dhe përgjigja e Amber shkaktoi të qeshura në studio pasi tha se nuk e mban mend.
Menjëherë Mateo e pyet se kur ka dhënë puthjen e fundit dhe ajo tha ‘para një ore’. Këtu ndërhyn Edi Manushi duke thënë se është serioze se në atë orë ka qenë në ambientet e Top Channel.
Pjesë nga intervista:
Mateo: Kur e ke dhënë puthjen e parë?
Amber: Nuk e mbaj mend.
Mateo: Po puthjen e fundit e mban mend?
Amber: Po.
Mateo: Kur ka qenë?
Amber: Para një ore.
Manushi: Prit se është serioze, para një ore ka qenë në ambientet e Top Channel. Me kë?
Amber: Manush, njerëzit puthen edhe në faqe.
Kur Amber futet në një lidhje dashurie, cila është frika më e madhe që ke?
Nëse dua, nuk dua të humb.
Nuk do të humbësh?
Jo.
Cilat janë pesë kriteret që ai duhet të ketë që të jetë perfekti për ty?
E kam thënë edhe njëherë, të dijë të lajë enët. Të di të vishet bukur. Të jetë jugor. U bënë tre?
Po të dijë të hekurosë, t’a fusim dhe këtë?
Ka filipinase plot tani.
Respekti, dashuria, këto nuk llogariten fare? Këto janë më të rëndësishmet.
Do t’i lija për në fund po ti nuk më le.
Tani, meqenëse qenka djalë për shtëpi ky. A paguan vetëm ky apo paguan dhe ti kur dilni?
Unë mendoj që një marrëdhënie e shëndetshme, portofolat duhet të jenë secili të vetin.
Paguani me radhë?
Po sigurisht, nuk është keq.
A të ka rastisur ndonjëherë që të ngacmojë ndonjë futbollist, politikan apo ndonjë personazh VIP?
Edhe nëse do të ngacmonte, normale që nuk do t’a thoshim.
Të paska ngacmuar. Ti vetë kë do preferoje nga ata të tre, sipas profilit? Kjo është pyetje e lehtë, politikan, futbollist apo showman i TV?
Asnjëri.
Do atë djalin për shtëpi që nuk e kap kamera fare?
Duam njerëz të thjeshtë.
A je rikthyer ndonjëherë me ish-in?
Jo
Jo?
Është tentuar, por nuk ka patur rikthim.
Cila ka qenë gjëja me e guximshme që ka bërë Amber për dashurinë?
Unë mendoj që jo vetëm Amber por çdokush bën sakrifica për dashurinë. Ndoshta kam zgjedhur Shqipërinë për të jetuar, se mund të isha dhe jashtë.
A të ka ndodhur që të të ngacmojnë vajza?
Po
Si je ndjerë? Në siklet?
Shumë mirë.
Të ka pëlqyer?
Po. Tani ti e di që qenia femërore është e brishtë dhe një ngacmim femre është shumë i bukur, si për femrat ashtu dhe meshkujt.

revista.one/


