Regjisori nga Shkupi nxjerr ‘sekretin’ e Luizit, ja si do të titullohet kënga e re

Regjisori nga Shkupi nxjerr ‘sekretin’ e Luizit, ja si do të titullohet kënga e re

July 20, 2023 0

Projektet muzikore për Luiz Ejllin pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP” s’kanë fund.

Këngëtari, të cilit iu ndryshua jeta përgjithmonë në reality-show, është tashmë i impenjuar me koncerte dhe jo vetëm, pasi po gjen gjithashtu kohën të punojë në studio.

Mes bashkëpunimeve që ka paralajmëruar, Luizi do të sjellë gjithashtu një tjetër këngë dedikuar dashurisë së tij, Kiara Titos. E gjeni dot si do të titullohet kënga?

“KIARA”. E kujt tjetër mund t’i këndojë Luizi i dashuruar!

Titulli i këngës është bërë i ditur nga regjisori Xhulian Shabani nëpërmjet një postimi në Facebook, i cili do të merret me regjinë e videoklipit të Luizit.

“Kthehem me një pikënisje e më të fortë se më parë! Regjia ime, së bashku me ekipin tim te SynopsisAds do bëjm video klipin e Luiz Ejli, për këngën “Kiara”. Kjo është një kënaqësi e madhe për mua, sepse tregon se vlerat e një artisti nuk vdesin kurrë, por ushqehen nga puna e palodhshme dhe angazhimi i ekipit të talentuar!”, ka shkruar regjisori në Facebook.

“Pauza e shkurtër në pjesën e showbizit ishte e nevojshme, por tani jam më gati se kurrë për të kthyer me fuqi të dyfishtë dhe me projekte mahnitëse. Një përshëndetje e veçantë për të gjithë ju nga Luiz Ejli për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut mê tha qe ju don.

Faleminderit për mbështetjen tuaj të palodhur dhe për pjesëmarrjen në këtë udhëtim me mua. Ju premtoj që do të vazhdoj të jap më të mirën dhe të shkëlqejmë së bashku!”, shkruan regjisori.

revista.one/