Jori Delli pushton lajmet e Mediaset, bukuroshja është tifoze e Milanit

Jori Delli pushton lajmet e Mediaset, bukuroshja është tifoze e Milanit

July 19, 2023 0

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Jori Delli ka përfunduar në një nga rubrikat e medias italiane ‘Sport Mediaset‘. Kjo media i ka kushtuar vëmendje modeles shqiptare, duke e cilësuar një tifoze speciale e Milanit.

‘Jori Delli është një modele dhe influencuese e lindur në Mestre dhe e rritur në Quarto di Altino, në provincën e Venecias, por me origjinë shqiptare. 27-vjeçarja jeton në Torino, por skuadra e saj e preferuar është Milani‘- shkruhet në artikull, ku bashkangjitur janë fotot e modeles shqiptare.

Jori ka një numër shumë të lartë ndjekësish në rrjetet sociale si dhe ka qenë e fejuara e Simone Camolese, djali i Giancarlo, ish-trajner i Torinos dhe Livornos. Ajo është një femër shumë e pasionuar pas sportit, fitnesit si dhe ka mbaruar studimet për Inxhinieri në Universitetin Politeknik të Torinos.

Pas eksperiencës në ‘BBV’, ajo mori pjesë edhe te ‘Kepi i VIP-ave’. Tashme mbetet të shihet se cili do jetë projekti i saj i radhës.

revista.one/