Reperi Gold AG ndalet me Audin në Rrugën e Kombit për të falur namazin

Reperi Gold AG ndalet me Audin në Rrugën e Kombit për të falur namazin

August 21, 2021 0

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, e ka vënë shumë herë në dukje se është një mysliman i devotshëm.

Ai i praktikon të gjitha ritet fetare, teksa kujdeset që edhe të falë pesë vaktet brenda ditës.

Edhe nëse orari i faljes, atë e zë në rrugë për diku – ai do të ndalet dhe ta kryejë patjetër ritin fetar.

Këtë gjë e ka dëshmuar një fotografi e publikuar nga një mik i reperit në rrjetet sociale, ku Gold AG shihet teksa ka ndalur veturën e tij në Rrugën e Kombit, për të falur namazin.

Me të parë postimin e mikut të tij, edhe vet Gold AG vendosi që ta rishpërndajë atë në InstaStory.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi ka qenë mjaft i angazhuar me projekte muzikore dhe koncerte gjatë këtij sezoni veror.

revista.one/