Rikthimi te ish i dashuri dhe si e kapi “mat”, rrëfehet Kiara Tito

Rikthimi te ish i dashuri dhe si e kapi “mat”, rrëfehet Kiara Tito

June 29, 2022 0

Moderatorja Kiaro Tito, në një bisedë mes vajzash, në emisionin “Goca dhe Gra” foli dhe për jetën e saj personale.

Ajo iu përgjigj pyetjeve të moderatoreve të emisionit për partnerët që ka pasur në të kaluar.

Armina: Nëse ish-i do të të kërkonte të riktheheshit, çfarë do të bëje?

Kiara: Do ta rimendoja

Armina i drejtohet nga studio ish të dashurit të Kiarës: Je akoma në kohë që mund t’i bësh një thirrje për rikthim

Armina: Nëse të telefon ditën e lindjes

Kiara: Do ia hap, mirëpres urimet

Armina: Ish-i të përndjek në rrjete sociale me adres fallco..

Kiara: Për këto gjëra vdes, i kam shumë qejf

Dalina: Të ka ndodhur?

Kiara: Po, më ka ndodhur. Kam kuptuar që kanë qenë adresa fallco, e shihja shpesh nëpër story. Dhe më pas e kam kuptuar. Por mua më pëlqejnë këto gjëra. Ka qenë një nga dy ish-ët.

Ndërkohë, të quash vëlla një ish-të dashur, nuk është e drejtë sipas moderatores Kiara Tito. Ajo u shpreh mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra”se nuk është dakord me Dafina Zeqirin që quan Ledri Vulën vëlla, pasi shkëputën lidhjen që kishin.

Sipas saj, nëse ndjenja ka qenë e fortë nuk mund të ketë një shoqëri midis tyre, pasi edhe pas disa vitesh me njëri-tjetrin do kenë ndjesi dhe emocione.

Kiara Tito: Personalisht nuk jam dakord që ta quaj ish-in vëlla. Por kam lexuar komente të ndara në dy pjesë, disa ishin dakord e disa të tjerë jo kur kanë parë Dafinën që është shprehur se Ledri Vulën e ka si vëlla si dost. Personalisht nuk jam dakord sepse kur të mbarojë emocioni nuk mund ta quash dikë vëlla, sepse nëse ndjenja ka qenë aq e fortë kur të shikosh pas disa vitesh , do të ndjesh një farë emocioni e ta shohësh me syrin e dashurisë.

Moderatorja Kiara Tito ka treguar mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra” se të mbash shoqëri me një person që ke pasur një lidhje më herët, nuk është shumë e thjeshtë.

Ajo tha se ka tentuar një gjë të tillë por personi tjetër e ka marrë këtë gjë si sinjal.

Kiara Tito:Me një nga ishat e mi, tentova që të kisha shoqëri sepse vjen një pikë që mbyllen disa gjëra dhe hapet një eksperiencë e re, kanë ndryshuar shumë gjëra e s’ke më ndjenja. Por ne momentin që del e takon ose flet, tjetri edhe mund ta marrë si sinjal dhe nuk e pret mirë pjesën që mund ta kesh shok.

Ajo ka zbuluar se si do ta dëshironte partnerin ideal për të.

Ajo tha se kushti kryesor është që ai person të mos jetë mediatik ndërsa për sa i përket cilësive të tij, ajo tha se idealizimet që ka nuk do të realizohen kurrë.

Armina Mevlani: Ti je në një lidhje?

Kiara Tito: Jo nuk jam në një lidhje momentalisht.

Armina Mevlani: Si do e dëshiroje partnerin?

Kiara Tito: Nuk është se kam një tipologji, sepse duke kaluar vitet e kam kuptuar që ato idealizimet që kam në kokë për partnerin janë të kota sepse asnjëherë nuk do të realizohen.

Dalina Buzi: Këngëtar do e doje?

Kiara Tito: Jo nuk do ta doja. Nuk do të doja të ishte njeri i medias.