(VIDEO) I vendosin në lokal këngën e Loredanës me Noizyn, ja si reagon Mozzik (VIDEO)

(VIDEO) I vendosin në lokal këngën e Loredanës me Noizyn, ja si reagon Mozzik (VIDEO)

June 30, 2022 0

Loredana Zefi, disa ditë më parë ka publikuar bashkëpunimin e saj me reperin Rigels Rajkun ose të njohur nga të gjithë si Noizy. Pas lançimit të këtij projekti të shumta ishin thashethemet se midis tyre ka diçka më shumë se thjesht bashkëpunëtorë.

Së fundmi në rrjetet sociale është bërë virale një video e Mozzik në një lokal. Deri këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Ajo çfarë ka bërë përshtypje është kënga në sfond. Në video duket reperi nga Kosova i shoqëruar nga disa persona të tjerë ulur në lokalin e një hoteli. Në sfond, me zë shumë të lartë dëgjohet “Heart Attack”, bashkëpunimi i Loredanës me Noizyn. Mozzik nga videoja duket i pashqetësuar teksa vazhdon bisedën me personat në tavolinë.

Gramoz Aliun (Mozzik) dhe Loredana Zefi janë një çift i ndarë dhe i bashkuar sërish disa herë. Kujtojmë se në 2020 çifti u ribashkua pas rreth një viti ndarje. Ata bashkëpunuan për albumin e përbashkët “No rich parents” dhe kur ende nuk kishin mbaruar publikimin e këngëve u ndanë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Loredana konfirmoi ndarjen e shumë komentuar nga Mozzik. Ajo shkruante se ata janë të dy shumë kokëfortë dhe nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme. Reperja zbuloi se pavarësisht problemeve të tyre, do t’i jetë përjetë mirënjohëse Mozzikut sepse i ka falur dhuratën më të bukur në jetë, vajzën.

revista.one/