Rita Ora mahnit me linjat trupore gjatë pushimeve në Ibiza

Rita Ora mahnit me linjat trupore gjatë pushimeve në Ibiza

August 11, 2023 0

Rita Ora u pa e veshur me bikini ngjyrë rozë të premten, ndërsa mori rreze dielli gjatë një pushimi luksoz në Ibiza.

Këngëtarja shfaqi figurën e saj trupore e veshur me bikini në formë trekëndëshi, shkruan DailyMail.

Ajo kishte vënë një zinxhir trupi me rruaza kafe rreth belit të saj dhe zgjodhi një palë vathë gjigantë prej floriri.

Interpretuesja e hitit “Body On Me” u mbrojt nga dielli pas një palë syzeve të diellit me ngjyrë jargavani dhe qëndroi e freskët duke i kapur flokët e saj kaçurrela në një topuz.

Rita për aksesorë zgjodhi një gjerdan të gjatë ngjyrë kafe dhe vendosi disa ankle dhe byzylykë prej ari.

Këngëtarja e hitit “Poison” më vonë veshi një fustan plazhi ngjyrë rozë të koordinuar, ndërsa shkonte në një klub luksoz plazhi.

Ajo i shtoi disa centimetra lartësisë së saj me një palë sandale të zeza me platformë dhe i mbajti gjërat e saj esenciale në një çantë shumëngjyrëshe.

Bukuroshja ishte e gjitha e buzëqeshur teksa shijoi pushimin e merituar pas performancave në një sërë festivalesh së fundmi.

Rita u pa në një dalje solo pa bashkëshortin Taika Waititi, 47 vjeç, pak kohë pasi ajo festoi së fundmi përvjetorin e saj të martesës.

Kjo paraqitje e saj vjen pak kohë pasi Rita u shpall si një nga artistet që do të performonte në ceremoninë e mbylljes së Lojërave “Invictus 2023”, që organizohen nga Princi Harry.

Edicioni i këtij viti zhvillohet në Dusseldorf të Gjermanisë, ku Rita do të kryesojë ceremoninë e mbylljes më 16 shtator.

Rita është një mikeshë e ngushtë e themeluesit të eventit, Princ Harryt, i cili pritet të mbajë një fjalim emocionues në ceremoninë e mbylljes.

Lojërat Invictus janë një turne me shumë sporte për ushtarakët dhe gratë e plagosur, të lënduar dhe të sëmurë, si në shërbim ashtu edhe për veteranët e luftrave.

Harry luajti një rol të rëndësishëm në organizimin e këtyre lojërave në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2014, kur 300 konkurrentë nga 13 vende morën pjesë në konkursin inaugurues në Londër.

Rita dhe Harry janë miq prej vitesh, me yllin e muzikës pop që mori pjesë në dasmën e Harryt me Meghan Markle në vitin 2018.

Pak javë më parë Rita Ora ndau me ndjekësit pamjet e momentit kur u martua me bashkëshortin Taika.

revista.one/