Adrola Dushi flet për raportet e afërta me Capital T

Adrola Dushi flet për raportet e afërta me Capital T

August 11, 2023 0

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, po mban koncertin e tij të karrierës në qytetin e lindjes, Prishtinë.

“Time Capsule II” po vjen pas një suksesi të jashtëzakonshëm që pati edicioni i parë i këtij koncerti në Tiranë.

Për koncertin e shumëpërfolur, Kapo është mbështetur nga një numër i madh emras të njohur, në një ndejë private që organizoi pak ditë më parë në Prishtinë.

Adrola Dushi, e cil ka qenë shumë i përfolur shumë herë se ka diçka më shumë se shoqëri me Capital T, u shpreh për Telegrafin e Kosovës:

“Po kënaqem, një super atmosferë, super njerëz, super muzikë”, tha Adrola e pyetur për mbrëmjen në fjalë.

 Adrola tha se nuk do të mungojë në tribunat VIP në koncertin e reperit prishtinas, duke brohoritur në mbështetje të tij.

“Sigurisht që po, do të jem pjesë e koncertit, duke ulëritur, duke bërë tifo për këngëtarin”, tha bukuroshja me origjinë nga Rrësheni.

E pyetur për relacionin e saj me Kapon, Adrola tha se e ka cekur shumë herë që është një fanse e madhe e tij, si artist, por mbi të gjitha si njeri.

“E kam thënë që jam fanse edhe e Capitalit si artist edhe e Trimit, sidomos e Trimit por edhe e Capital-it shumë”, tha Adrola.

Ndërsa, kur erdhi te pyetja e këngës së preferuar, ajo tha se nuk bën dallime pasi thuajse të gjitha këngët e publikuara nga ai, hyjnë në listën e saj të preferencave.

“Më kanë pyetur shumë se cila këngë e Capital T më pëlqen më shumë. Më pëlqejnë shumë këngë të tijat. Por nuk po veçoj as këtu, këngën e fundit po zgjedh”.

Dhe për fund, kur ajo u pyet nëse do t’i duhej të thoshte një emër për rep-artistin më të mirë në Kosovë, Adrola pa mëdyshje bërtiti duke thënë: “Capital T”.