Dafina Zeqirit i ndodh e papritura pas koncertit në Sarandë, këngëtarja shfaq fotot me dhëmb të thyer

Dafina Zeqirit i ndodh e papritura pas koncertit në Sarandë, këngëtarja shfaq fotot me dhëmb të thyer

July 19, 2022 0

Këngëtarja Dafina Zeqiri është përballur me një incident që i ka ndodhur pas koncertit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngetarja, e cila përmes një postimi në Instastory tregon se ka thyer dhëmbin. Krahas një fotoje të publikuar në profilin e saj, Dafina shkruan: “Kur e then dhëmbin pas koncertit… Çfarë thënie ka a thua?”

Këngëtarja ka performuar së fundmi në një klub në qytetin e Sarandës, ku i pranishëm ka qenë edhe partneri i saj. Sa i përket dëmtimit që ka pësuar këngëtarja, ajo nuk ka preferuar të tregojë detaje në lidhje me çfarë i ka ndodhur.

Kujtojmë se Dafina Zeqiri ka treguar më herët për ndjekësit e saj se vuan nga një problem shëndetësor. Rreth një viti më parë artistja i është nënshtruar një operacioni në gju për shkak të një dëmtimi në ligamente. Ajo lajmëroi asokohe përmes rrjeteve sociale se ka kryer operacionin ALC që njihet si rindërtimi i ligamentit kryq të përparmë. Por këngëtarja ka nisur të ketë përsëri probleme me gjurin e saj të djathë. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo, duke shtuar se kjo ka ndodhur për faktin sepse nuk i ka bërë trajtimin e duhur.

revista.one/