(VIDEO) Rita Ora shfaqet duke bërë “twerk” në një parti me miq në Paris, njëri prej tyre pushon në gjoksin e saj

(VIDEO) Rita Ora shfaqet duke bërë “twerk” në një parti me miq në Paris, njëri prej tyre pushon në gjoksin e saj

July 27, 2022 0

Rita Ora, po e shijon në maksimum qëndrimin e saj në Francë.

Së fundmi, 31-vjeçarja bëri të ditur se ka kaluar një natë jashtë me shoqërinë, gjatë qëndrimit të saj aktual në Paris.

Në një video e cila është shpërndarë në InstaStory nga miku i saj Alex Sossah, Ora mund të shihet duke bërë ‘twerk’ dhe lëvizje provokuese para kamerës.

Ndërkohë, më pas ajo pozoi në një tjetër pozë më provokuese me mikun e saj, artistin Alex Sossah.

Ky i fundit mund të shihet duke mbështetur kokën te gjoksi i Ritës, teksa kjo e fundit e mban në krah.

Kujtojmë që Rita ka njoftuar fansat e saj se këtë shtator do të jetë në Shqipëri, për një koncert gjigant në Tiranë.

revista.one/