‘RTSH festival i ndytë, nuk i do kosovarët’, Mentor Haziri revoltohet pas ia refuzuan këngën

‘RTSH festival i ndytë, nuk i do kosovarët’, Mentor Haziri revoltohet pas ia refuzuan këngën

November 10, 2021 0

Mentor Hazirit nuk i është pranuar kënga në RTSH, për të konkurruar e më pas nëse do dilte fitues, të shkonte në Eurovision.

Artisti u shpreh i revoltuar në rrjete sociale ndaj personave që udhëheqin dhe festivalit në përgjithësi, që siç tha ai nuk i dhanë arsye pse u refuzua.

Haziri thotë se ka dëgjuar në rë kaluarën se festivali është i korruptuar dhe i ndytë, e këtë gjë ‘e vërtetova’, tha ai

Lexoni më poshtë postimin e plotë:

Deklarate lidhur me Festivalin e RTSH së! Kenga ime e re e shkruar nga une dhe e orkestruar nga profesioniste te muzikes nga Irlanda nuk pranua ne FEST RTSH pa dhene asnje arsye te vetme ! Ne te kaluaren ma kane thene qe eshte festival i ndyte e i zhytun ne korrupsion ku kenga shitet me pazare neper koridore shume kohe para – kurre skam besu sepse jam rrit duke pa ate Festival me kengetare te vjeter e ikona te asaj kohe. Sot fatkeqesisht e vertetova kete te keqe dhe poashtu vertetova se ai Festival si don shqiptaret nga Kosova aty sepse bejne konkurencen. Asnje nga Kosova nuk eshte konkurent aty kete vit, po bash ketu dua te nderlidhem. Nje gje dua te potencoj qe Kosovarja Rona Nishliu ja u zbardhi fytyren ne Eurovizion dhe sot performanca dhe kanga e saj KOSOVARE degjohet ende neper bote dhe eshte kange historike e Eurovizionit. Marre ju qofte juve – Komisioni i turpit Ardit Gjebrea, Elton Deda, Klodian Cafoku, Marjan Deda, Zefina Hasani, Arta Marku, Redi Treni – qe u frikesuat aq shume nga nje shqiptar i Kosoves sa qe nuk ja dhatë mundesine as te garoj me te theret sepse jeni mesuar me festivale orgjish playbacku gje qe fatkeqesisht une se bej dot por kendoj live, dhe mos harroni shume shpejt ne Kosove bahet Festivali i cili perfaqeson Kosoven ne Eurosong. Dhe ju do humbni shume nga artistet kosovare te cilet qe nga viti 2000 sollen Pop-in Rock-un Hip Hopin Jazz in e Funk un ne muziken e Shqiperise. Kjo kange do vije se shpejti me videoklip dhe e shihni arsyen pse keta nuk e pranuan sepse frikesohen nga e mira nga origjinalja nga muzika e vertete prandaj. Turp amatera. Kam filluar te besoj ne kombin kosovar.

Komisioni

Komisioni për përzgjedhjen e këngëve për bëhet nga moderatori Ardit Gjebrea, Elton Deda, Klodian Cafoku, Marjan Deda, Zefina Hasani, Arta Marku, Redi Treni Festivali i 60-të i këngës në RTSH ka publikuar emrat e 20 artistëve të cilët do të konkurojnë për të përfaqësuar më pas Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2022, por nuk ka ende asnjë njoftim cili do e prezantojë këtë eveniment kaq të rëndësishëm.

revista.one/