Serbët në veri sulmojnë Policinë e Kosovës, gjatë një kontrolli në një farmaci

Serbët në veri sulmojnë Policinë e Kosovës, gjatë një kontrolli në një farmaci

October 13, 2021 0

Policia e Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesit ka zhvilluar një operacion kundër mallrave të kontrabanduara.

Ky aksion është zhvilluar në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë dhe në veri të vendit.

Gjatë zhvillimit të aksionit në veri të vendit, Policia ka hasur në rezistencë nga serbët lokalë të cilët kanë bllokuar rrugët dhe gjithashtu kanë sulmuar pjesëtarët e policisë me gurë.

Në video shihet momenti kur serbët lokalë sulmojnë zyrtarët e Njësisë Speciale pasi dalin nga një barnatore në të cilën kishin hyrë për të konfiskuar mallrat e kontrabanduara.

Policia është detyruar të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

revista.one/