Sharje banale/ Vazhdon përplasja e Tan Bramës me Ilir Shaqirin, koreografi publikon bisedat: Shihni fjalorin e fituesit të BBV

Sharje banale/ Vazhdon përplasja e Tan Bramës me Ilir Shaqirin, koreografi publikon bisedat: Shihni fjalorin e fituesit të BBV

June 20, 2022 0

Dritan Brama ka postuar në Instagramin e tij një screenshot nga një bisedë private me Ilir Shaqirin, ku bie në sy fjalori i përdorur nga balerini.
“Po ka*i po,”- ka shkruar Iliri, ndërsa Tani krahas kësaj fotoje i drejtohet Top Channel: “Ky është fituesi i @bigbrotheralb_vip dhe çfarë gjuhe përdor.”

Por, Tan Bramës nuk i del e keqja me kaq. Ai  ka postuar një tjetër Instastory ku ndër të tjera i drejtohet Ilirit duke i thënë që në Big Brother e ka shpëtuar Donaldi jo ai.

“Ça nderi më ke bërë te @bigbrotheralb_vip ti o dështak se sa u futa unë të bëra me lëviz se kishe zënë ndryshk. Mbështetjen e kisha nga Donaldi që më shpëtoj në zinxhir e jo nga ty. Ti shpëtove tenistin apo e harrove? Shko kap ndonjë peshk se atë din të bësh më mirë,”-shkruan Tani duke i bërë tag edhe Ilir Shaqirit.

Ju kujtojmë që e gjitha nisi kur koreografi i ftuar në emisionin “Live from Tirana”, foli për herë të parë për raportet e tij me ish-banorët, duke thënë se Iliri i shkruante vetëm për interes e madje nuk e pyeste as për familjen.

“Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thash që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon”,-tha Brama.

Ndërkaq, Shaqiri ka qenë i ftuar tek ‘Rudina’ dhe ka treguar versionin e tij të historisë. I pyetur sesi qëndron situata, Iliri u shpreh se ai ka qenë personi i vetëm që i ka dhënë afrimitet Tanit brenda shtëpisë së famshme. Përsa i përket balerinëve të Dritanit, Shaqiri tha se nuk i ka kërkuar askujt të vijë me detyrim në spotin e Digitalbit dhe çdo gjë ka qenë me kontratë. revista.one/