(VIDEO) Burg për 3 të akuzuarit/ Mbytën të riun dhe e hodhën më liqen në Maliq

(VIDEO) Burg për 3 të akuzuarit/ Mbytën të riun dhe e hodhën më liqen në Maliq

June 20, 2022 0

Janë lënë në burg, tre të arrestuarit për vrasjen e të riut Martin Çeço në Maliq të Korçës.  Ata akuzohen për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim. Pasi varën 26-vejçarin, Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj tentuan të inskenojnë një skenë vetëvrasjeje, duke i lënë shapkat e tij jashtë rezervuarit ku hodhën trupin.

Shkak i vrasjes dyshohet se u bë një vajzë. Burime bëjnë me dije se Martin Çeço kishte njohje me një vajzë me të cilën komunikonte vazhdimisht. Për këtë fakt janë vënë në dijeni autorët të cilët i kanë kërkuar 26-vjeçarit të mos e vazhdojë këtë bisedë pasi njëri prej tyre ishte në lidhje me vajzën. revista.one/