SHBA, një i çmendur masakron nënë e bijë nga Shqipëria

SHBA, një i çmendur masakron nënë e bijë nga Shqipëria

April 29, 2021 0

Një 19-vjeçar amerikan akuzohet për vrasjen me thikë të dy nënë e bijë, me origjinë shqiptare. Policia thotë se ai i ndoqi në shtëpi dhe i sulmoi për vdekje me thikë.

Mediat amerikane raportojnë se nënë e bijë nga Shqipëria kishin emigruar disa kohë më parë për në SHBA.

Detektivët besojnë se Sage Gayle Curry, nga Largo, Florida i ndoqi viktimat në shtëpinë e tyre pasi i pa ato në publik, sipas Departamentit të Policisë Largo.

Zyrtarët zbuluan 19-vjeçarin pasi një fqinj i tij lajmëroi 911. Kur ata mbërritën, policia tha se brenda rezidencës gjetën dy gra të vdekura në dysheme.

Autori, sipas policisë, u tha oficerëve që ai hyri në shtëpi përmes një dritareje dhe sulmoi dy gratë “me thikën më të mprehtë të kuzhinës që mundi të gjente”. Ishte një thikë kasapi, raportohet nga një oficer në raportin e arrestimit.

Ai goditi disa herë vajzën në gjoks ndërsa ajo flinte, tha policia. E ëma e cila u përpoq ta mbronte atë. Ajo e ka plagosur 19-vjeçarin para se ai ta godiste fatalisht disa herë në fytyrë dhe qafë.

Policia e Largos nuk ka publikuar emrat e viktimave, moshat e tyre për shkak të hetimeve.

Policia tha se i afërmi i viktimave përdori Lihjin Marsi, që lejon viktimat e krimit ose familjet e tyre, të fshehin identitetin e tyre nga llogaritë publike të policisë.

Raportet e arrestimit tregojnë se Curry tregoi të meta të shëndetit mendor, por nuk u dhanë hollësi.

revista.one/