Sherr me grushte në ndeshjen e U19, prindërit dhe tifozët hyjnë më fushë

Sherr me grushte në ndeshjen e U19, prindërit dhe tifozët hyjnë më fushë

March 31, 2021 0

Ndeshjet e radhës së futbollit të moshave U19 në kryeqytet kanë rikthyer dhunën në futboll. 

Në sfidën e luajtur mes Fotball Republic U19 dhe Teutës U19 ka ndodhur një ngjarje e shëmtuar ku një debat mes dy lojtarëve kundërshtarë është shndërruar në një sherr masiv që duket se ka përfshirë edhe më të rriturit që shoqëronin lojtarët.

Një penallti në minutat e fundit për ekipin vendës ka provokuar reagime mes lojtarëve dhe sulmuesi që gjuajti me portierin kanë nisur një debat që nisi dhe sherrin masiv më pas.

Pamjet flasin qartë dhe shihet që fusha e blertë është kthyer në një ring përleshjeje mes lojtarëve të të dyja ekipeve dhe prindërve të tyre. 

Edhe ndërhyrja e punonjësve të sigurisë së fushës mezi e ka qetësuar situatën ndërsa Disiplina sigurisht do të bëjë të sajën duke marrë masa të ashpra ndaj lojtarëve dhe skuadrave.