Shkarkimi i Presidentit Ilir Meta, deputetët marrin mesazh nga Gramoz Ruçi

Shkarkimi i Presidentit Ilir Meta, deputetët marrin mesazh nga Gramoz Ruçi

April 30, 2021 0

PS nis procedurat për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Mësohet se socialistët kanë iniciuar zyrtarisht shkarkimine  Metës.

Burimet bëjnë me dije se deputetëve socialistë u është shpërndarë propozimi i bazës. Aty kërkohet shkarkimi i kreut të shtetit. Atyre u është kërkuar që secili të firmosë. Shkakimin e parajmëroi edhe kryeministri Rama në një intervistë për mediat.

Në celularët e deputetëve ka mbërritur një SMS nga Kuvendi. Sipas saj, kërkohet që ligjvënësit e majtë të paraqqiten në zyrën e Gramoz Ruçit.

“Të dashur kolegë, bazuar ne disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur te iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës. Për ketë qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyrës se Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit”, thuhet në mesazh e siguruar nga mediat.

Presidenti Ilir Meta dy ditë më parë, tha se do të vijojë të qëndrojë në Presidencë deri më 22 korrik 2022.

revista.one/