COVID-19/ Sot 108 raste të reja dhe 5 humbje jete

COVID-19/ Sot 108 raste të reja dhe 5 humbje jete

April 30, 2021 0

Ministria e Shëndetësisë njofton për 108 raste të reja dhe 5 humbje jete nga Covid-19, në 24 orët e fundiit.

Janë kryer 2808 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 108 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 28 raste në Tiranë, 17 në Korçë, 8 në Fier, 5 në Shkodër, Devoll, Sarandë, 3 në Durrës, e me radhë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 732 qytetarë. Duke e çuar numrin e të shëruarve në 109,338 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 5 janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 nga Elbasani, 1 nga Korça, 1 nga Mati, 1 nga Shkodra, të moshave 59- 81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes. Ky rekomandon për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

revista.one/