Shpëtoi gjallë pas dy aksidenteve të rënda, rrëfimi tronditës i ish-Miss Globe, Sara Gjordeni

Shpëtoi gjallë pas dy aksidenteve të rënda, rrëfimi tronditës i ish-Miss Globe, Sara Gjordeni

July 20, 2022 0

Ish-Miss Globe, moderatorja e njohur Sara Gjordeni është rikthyer në rrjetin social Instagram me një rrëfim tronditës. Ajo shkruan se arsyeja pse është tërhequr plotësisht nga jeta publike është pasi ka pësuar dy aksidente të rënda me makinë. Ajo sqaron se aksidenti i dytë e ka qenë më i rëndë dhe se një shtyllë e hollë i ka shpëtuar jetën.

“Pasi hapa Instagramin, po lexoj shumë lloj mendimesh në dm se përse jam tërhequr kaq. Përfshi këtu edhe ndonjë beb (sërish), por jo~ nuk jam shtatzëne! Brenda shumë pak kohësh, kam pësuar dy aksidente të renda me makine. Asnjëri me makinen time, dhe tek të dy kam qenë pasagjere. Aksidenti i dytë ka qenë aq i rëndë sa për familjen time shtylla e hollë që mbajti makinën për të mos rënë në një greminë të vogël që shërbente si themel pallatesh, është bërë vend i shenjtë. Sapo mora veten nga aksidenti i parë ndodhi i dyti, ndaj mora pak kohe larg çdo rremuje të rrjeteve sociale, për të qëndruar me familjen time, që për pak humbi të vetmin fëmije, dhe të vlerësoja jetën më tepër”– shkruan ajo në një postim në Instastory.

Më tej Sara ka vijuar me një tjetër Story, ku shpejgon edhe gjendjen e saj shëndetësore pas aksidentit.

“Nga te dy keto aksidente kam shpëtuar vetëm me dy kembë të dëmtuara rëndë. Njërën të krisur, dhe tjetrën të thyer, shikim përkohesisht të dëmtuar në syrin e djathtë. Dhe disa gërvishtje nëpër trup, por të paktën jam e lumtur që sot askush nuk është duke folur për vdekjen time. Do jem aktive sërish kur të ndihem më mire. Zoti është i madh. Falenderimet i takojnë vetëm atij”- shkruan Sara.

Ajo ka publikuar gjithashtu një foto, të disa pjesëve të trupit të saj pas dy aksidenteve të rënda që ka pësuar. Sara shkruan se do të jetë përsëri aktive në rrjetet sociale sapo të ndihet më mirë, duke falendëruar Zotin.

Postimi i fundit i saj lidhet me një foto që ajo kishte publikuar në shkurt të këtij viti ku shkruante: “Në rrugë nuk na ruajnë aftësitë tona me shumë sesa lutjet e atyre që lëmë në shtëpi”

Duke rrumbullakosur datën kur është shkrepur fotoja, Sara shkruan se instikti i saj nuk e ka gënjyer.

revista.one/