Shqipëria nuk futet në finalen e Eurovision! Ja lista e plotë e 10 shteteve të kualifikuara (VIDEO)

Shqipëria nuk futet në finalen e Eurovision! Ja lista e plotë e 10 shteteve të kualifikuara (VIDEO)

May 10, 2022 0

Ronela Hajati me këngën e saj ‘Sekret” ka çelur natën e parë të festivalit më të madh muzikor Europian, Eurovision. Këngëtarja shqiptare ka bërë një performancë të mirë me një koreografi ritmike që i shkonte edhe këngës, teksa shpërtheu edhe me vokalin e saj në skenën e madhe në Torino të Italisë ku rrëmbeu edhe duartrokitet e publikut.

Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar pasi këngëtarja shqiptare nuk u kualifikua në natën finale.

Ngjyra të ndryshme kulturore, elementë tradicionalë dhe moderne bëhen bashkë për të sjellë edhe njëherë për publikun, magjinë e festivalit më të madh muzikor në Europë. Në total konkurrojnë 35 vende. 

Shfaqja filloi në orën 21:00 , drejtpërdrejt nga Pala Olimpico Arena në Torino, Itali ku mikpritësit ishin Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan. Të enjten, gjysmëfinalja 2 do të gjejë 10 kualifikueset e fundit nga 18 këngë.

Kujtojmë se Rusia është përjashtuar nga konkursi i këtij viti për shkak të luftës në Ukrainë.

Lista e plotë e finalistëve
Zvicra
Armenia
Islanda
Lituania
Portugalia
Norvegjia
Greqia
Ukraina
Moldavia
Hollanda

Ronela Hajati ka përfunduar performancën e saj në Eurovision me këngën e saj “Sekret”, ku nga video zyrtare e hedhur këngëtarja shqiptare ka marrë mbi 100 mijë klikime në vetëm pak minuta. Mbi 250 komente kanë vlerësuar performancën e këngëtares shqiptare. revista.one/