U ndanë! Gilberta me pushime në Kosovë pa Ilirin: Jam e lirë, po e shijoj…

U ndanë! Gilberta me pushime në Kosovë pa Ilirin: Jam e lirë, po e shijoj…

August 15, 2021 0

Gilberta dhe Iliri i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Dy ish-konkurrentët “Për’puthen +40”, shumë shpejt ata fituan simpatinë e publikut dhe lidhjen e vazhduan edhe jashtë programit. Mirëpo gjërat duket se nuk kanë shkuar mirë.

Eshtë vetë Gilberta me një postim të fundit në Instagram, që tregon këtë situatë. Ajo ka treguar se ka udhëtuar drejt Kosovës këtë fundjavë dhe dikush e ka pyetur nëse e ka shoqëruar edhe Iliri.

Ajo është shprehur se nuk është me Ilirin dhe po e shijon verën e lirë. Gilberta thotë se të gjithë duhet të vazhdojnë jetën përpara pavarësisht gjithçkaje që ndodh dhe se kush do e shoqëron në udhëtime.

“Jo, nuk jam me Ilirin. Jam e lirë, po shijoj verën. E vërtetë. E hapur, e kthjellët. Jeta kjo është. S’do rrimë mbyllur me frikën e lëndimit. Njerëzit shprehin atë ç’ka po jetojnë në fatë azë që ne kemi ose jo fatin t’i njohim, ne mësojmë, përjetojmë, gjallë jemi, kjo është jeta. E vijojmë para! Kush do na shoqëron”, shkruan Gilberta në deklaratën e saj.

revista.one/