Sinan Hoxha dhe Anxhela Peristeri, “Puthje” në jaht, del videoklipi

Sinan Hoxha dhe Anxhela Peristeri, “Puthje” në jaht, del videoklipi

July 20, 2021 0

Është publikuar bashkëpunimi i paralajmëruar ndërmjet Sinan Hoxhës dhe Anxhela Peristerit.

Kënga e re titullohet “Puthje” dhe vjen e kompletuar me një videoklip veror.

Marsel Gunga dhe 2Step kanë bërë muzikën e kësaj kënge, ndërsa 2Step e ka shkruar tekstin, kurse Marseli është kujdesur për orkestrimin.

Prodkusioni është kryer nga Gravity Music, ndërkohë për miksimin dhe masterizimin është kujdesur Alban Furtuna.

Për anën vizuale është angazhuar MaxProduction që ka xhiruar videon muzikore.