(VIDEO) Ish-e dashura e kampionit të boksit Heidi Lushtaku stërvitet për artet marciale

(VIDEO) Ish-e dashura e kampionit të boksit Heidi Lushtaku stërvitet për artet marciale

July 20, 2021 0

Heidi Lushtaku ka dëshmuar se nuk veçohet vetëm në fotosesione apo parakalime në tapetin e kuq, por edhe për në sportet luftarake.

Modelja shqiptare ka publikuar një video në Instagram, në të cilën tregon aftësitë e saja në artet marciale teksa stërvitet me një trajner.

Aftësitë e saja nuk mund të konsiderohen edhe aq befasi, kur kihet parasysh se bukuroshja ka qenë në lidhje me kampionin e botës në boks, Robin Krasniqi.

Në prill të vitit të kaluar, ata kishin njoftuar se ishin ndarë paqësisht me njëri-tjetrin, duke ruajtur respekt maksimal për familjet dhe përkrahësit e tyre.

Megjithatë, më pas ka pasur spekulime se dyshja që ishin edhe të fejuar, janë ribashkuar. Madje vet boksieri në një intervistë kishte thënë se nuk ka përfunduar gjithçka mes tyre. 

revista.one/