“S’ka konkurrencë…”, Alketa Vejsiu flet për rivalitetin “Dancing With The Stars” vs “Dance With Me”

“S’ka konkurrencë…”, Alketa Vejsiu flet për rivalitetin “Dancing With The Stars” vs “Dance With Me”

July 23, 2022 0

Rikthehen për publikun pas disa vitesh, “Dancing With The Stars” dhe “Dance With Me”. Programet e kërcimit, ku konkurentë do të jenë artistë të njohur nga të gjitha fushat, duke vënë përballë edhe një herë konkurentët e përjetshëm Top Channel dhe Klan.

Dy ditë më parë e ftuar në pre-festën e koncertit të Noizyt, Alketa Vejsiu nuk hezitoi të përgjigjej për mikrofonin e Prive.

Moderatorja u shpreh se ato programe janë si dy bebe për të, pasi i ka prezantuar të dy.

“E di pse nuk e ndjej (konkurrencën). Se i kam prezantuar të dyja si formate, kështu i quaj të dyja bebet e mia. Dhe i dua të dyja njësoj. Dhe më vjen mirë që për audiencën të ketë cilësi, argëtim cilësor. Kështu ata janë kolegë që punojnë në të njëjtën industri. Të bëjnë një gjë të bukur. Publiku shqiptar të kënaqet dhe të argëtohet. S’ka xhelozi për mua, s’ka konkurencë. Kush bën gjëra të mira i jap dorën,”-u shpreh Vejsiu.

Ndërkohë, Dancing With The Stars raportohet se emisionin do ta drejtojë Bora Zemani, me Lori dhe Sara Hoxhën si producente, por akoma nuk janë zbuluar se kush do të jenë anëtarët e jurisë.

Në fakt do të bënte mjaft sens nëse Ilir Shaqiri do të ishte kryetar i jurisë sidomos pas fitores së “Big Brother Vip”.

Ai ka qenë në këtë pozicion dhe me para dhe pritet të vazhdonte bashkëpunimin me ‘Top Channel’.

Por mesa duket kjo nuk do ndodhë sepse burime thonë se Shaqiri nuk do të jetë pjesë e “Dancing with the Stars”.

revista.one/