Plagoset me çifte mjelma në Pogradec, shpendi i rrallë do të balsamosej

Plagoset me çifte mjelma në Pogradec, shpendi i rrallë do të balsamosej

March 6, 2021 0

Një mjelmë u plagos në Pogradec nga persona që dyshohet se tentuan ta vrasin për ta balsamosur.

Kjo mjelmë e plagosur u filmua në liqenin e Pogradecit.

Dëshmi se gjuetia e paligjshme vijon edhe ndaj shpendëve të rralla.

Informacionet zyrtare nga punonjës të Zonave të Mbrojtura thanë se dyshimet janë që është qëlluar me çifte nga persona te pa njohur.
Pas denoncimit të rastit nga qytetarët, mjelma është transportuar në qendrën e rehabilitimit në Divjakë.

Rasti mësohet se është denoncuar pranë pranë autoriteteve ligjzbatuese që thonë se po punojnë për të identifikuar njeriun që qëlloi mjelmën.