Socialistët festojnë fitoren me fishekzjarrë e muzikë në Librazhd (video)

April 27, 2021 0

Këto pamje me muzikë dhe fishekzjarrë të kujtojnë Vitin e Ri. Në fakt, mbrëmjen e djeshme,në qendër të Librazhdit, ishin socialistët që kanë festuar fitoren e PS.

Simpatizantë dhe mbështetës të Partisë Socialiste janë mbledhur mbrëmjen e djeshme në qendër të Librazhdit, ku kanë festuar pas numërimit të votave.

Me fishekzjarre dhe muzikë të rinjtë kanë festuar rezultatin e fitores që u shpall mbrëmjen e sotme, ku kjo forcë politike mori 9952 vota, duke lënë pas PD dhe LSI.

Theksojmë se ky bastion edhe në këto zgjedhje mbetet i majtë, duke i qëndruar besnik deputetit të zonës, Taulant Balla.

Edhe në 3 bashkitë e tjera që qarkut të Elbasanit, në atë të Gramshit, Belshit dhe Cërrikut fituese doli PS duke lënë pas PD dhe LSI.

/revista.one/