Stilistët sugjerojnë pesë kombinime me fundin prej lëkure në pranverë
May 1, 2021Revista e modës Grazia.it ka krijuar për ju 5 kombinime me funde prej lëkure që janë vërtet të thjeshta për t’i kombinuar.
E dini ku është bukuria e sistemimit të gardërobës në këtë periudhë? Që më në fund mund t’i palosim streçet e getat për të nxjerrë këmbët e zhveshura dhe të realizojmë ato kombinime që nuk mundeshim t’i bënim gjatë muajve të ftohtë
Fundet midi me lëkurë në ngjyra të ndryshme mund të jenë një zgjedhje shumë e mirë edhe për në zyrë. Ndersa, ato ‘total black’ jane perfekte për kohën e lirë, të kombinuara me një palë atlete ose çdo këpucë të sheshtë.
Ja disa ide nga të cilat mund të inspiroheni këtë pranverë…
1. Fund mini trapez + bluzë pambuku + çantë në versionin mini + çizme
2. Fund me kopsa para + këmishë e bardhë + çantë me aksesor + këpucë leopard me takë të shkurtër dhe të hollë
3. Fund i ngushtë rozë + pulovër kashmir me mëngë të shkurtra + mini çantë lëkure + atlete të bardha
4. Fund mini ngjyrë bordo + këmishë e kaltër pambuku + çantë dore me dorezë + këpucë me vija
5. Fund lëkure ‘portofol’ + kanotierë e bardhë pambuku + çantë + sandale me rripa shumëngjyrëshe
revista.one/