“Sulltanesha” Hyrrem tregon për herë të parë dy vajzat e saj

“Sulltanesha” Hyrrem tregon për herë të parë dy vajzat e saj

April 27, 2021 0

Aktorja e njohur turke Meryem Userli, e njohur për rolin e saj si Sulltanesha Hyrrem në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”, lindi fëmijën e saj të dytë, vajzën Lili Koi, në janar 2021. Ajo sapo ka publikuar foton e parë me të.

Aktorja, postoi një fotografi në llogarinë e saj në Instagram ku pozon me Lilin e vogël dhe me vajzën e saj të madhe Lara.

Postimi i saj mori më shumë se gjysmë milioni pëlqime, por edhe shumë komente e urime.

Aktorja akoma nuk ka folur mbi babain e vogëlushes së saj. Gjithsesi, ajo konfirmoi se ata jetojnë së bashku dhe se ajo është e lumtur dhe e dashuruar. Ajo lindi vajzën e saj të madhe, Lara, në vitin 2014. Ne ate kohe ishte e dashuruar me Can Ates, gjatë xhirimeve të serialit “Sulejami i Madhërishëm”.

revista.one/