Surprizat për Arjolën/ Takon tre fëmijët pas 120 ditësh, Big Brother VIP i dhuron një apartament…

Surprizat për Arjolën/ Takon tre fëmijët pas 120 ditësh, Big Brother VIP i dhuron një apartament…

February 5, 2022 0

Arjola Demiri është befasuar nga “Vëllai i madh” duke takuar fëmijët e saj, pas 120 ditësh qëndrimi në shtëpinë e Big Brother VIP. Takimi u përcoll me shumë lot e emocione nga aktorja.

Por, befasitë për të nuk përfunduan me kaq, produksioni i Big Brother VIP i dhuroi aktores dhe fëmijëve të saj edhe një banesë në të cilën do të zhvendosen pas daljes së saj nga shtëpia.

Pas, kësaj befasie aktorja tha se ka mbetur pa fjalë, pasi ky ishte qëllimi i saj që i vendosi vetës kur hyri në BB VIP, që të siguronte një shtëpi për fëmijët e saj.

Ndërkaq sot në nominim ka qenë, Einxhel, Donald, Arjola dhe Beniada dhe në bazë të “Vullnetit të publikut”, si më pak e votuar ka qenë Arjola, duke lënë kështu shtëpinë e famshme.

Para se të bëhej publik emri i të eleminuarit, banorët kanë marr surpriza të ndryshme nga familjarët e tyre, ku nuk kanë munguar as lotët.

Arbana i ka vendosur në një sfidë, Ilirin dhe Monikën, si dy persona që nuk janë në nominim. Ata duhet të vendosin disa shuma të 4-ve të nominuarve, me idenë që personi që rrezikon më shumë për të dalë duhet t’i vendosin çmimin më të lartë.

Ata i vendosën çmimin 1000 euro Beniadës , 3500 euro Donaldit, 15.000 euro Arjolës dhe 10.000 euro Einxhelit.

Arjola ka dalë mbrëmjen e sotme nga Big Brother VIP Albania, por është rikthyer sërish pasi mori biletën e kthimit.

revista.one/