(VIDEO) U gjet i djegur brenda automjetit në “Krrabë”, zbardhet ngjarja: Viktima nga Elbasani…

(VIDEO) U gjet i djegur brenda automjetit në “Krrabë”, zbardhet ngjarja: Viktima nga Elbasani…

February 5, 2022 0

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së premtes në Krrabë rreth orës 22:30, në rrugen e vjetër, ku një një trup i pa jetë u gjend brenda një makine të shkrumbuar.

Sipas policisë, nga hetimet e deri tanishme është bërë i mundur identifikimi i viktimës, i cili  është Armand Mici, 32 vjeç nga Elbasani.

Gjithashtu grupi hetimor ka zbardhur një pjesë të dinamikës së ngjarjes, ku rezulton se Mici ka blerë një sasi benzinë në një karburant dhe në kushtet e depresionit, është vetëdjegur brenda makinës së tij tip “VolksWagen Passat”.

Nga ana e grupit hetimor vazhdon kryerja e veprimeve të metejshme për sqarimin e çdo rrethane që mund ti shërbejë hetimit.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 04.02.2022, rreth orës 22:30, në vendin e quajtur “Kryqi” në rrugën e vjetër Elbasan – Krrabë ku është djegur një automjet tip “Volkswagen” në brendësi të së cilës ka qenë një person i pajetë, në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor i cili ka nisur kryerjen e veprimeve hetimore nën drejtimin e prokurorëve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për sqarimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes.

Nga veprimet hetimore të kryera është mundësuar të identifikohet viktima i cili është shtetasi Armand Mici 32 vjeç, lindur e banues në Elbasan, me kombësi e shtetësi shqiptare, i pa dënuar. Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, është mundësuar të dokumentohet se ky shtetas dyshohet nën efektin e depresionit ka blerë një sasi lënde djegëse benzinë në një pikë karburanti dhe ka realizuar vetvrasjen nëpërmjet vetëdjegies në brendësi të automjetit të tij tip Volkswagen Passat me targa AA 273 NU. revista.one/