Surprizë e madhe, Atdheu rikthehet nesër në “Për’puthen”

Surprizë e madhe, Atdheu rikthehet nesër në “Për’puthen”

April 4, 2021 0

Autorja e programit “Për’puthen”, Olsa Muhameti, ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit. Nëpërmjet pyetjeve të ndjekësve ka zbuluar se këtë të hënë do të ketë një rikthim të Atdheut në “Për’puthen”.

“I drejtpërdrejtë, @atdhe_xharavina ka një rikthim nesër”. Ajo i është përgjigjur ndjekësit që e pyeste se çfarë mendimi ka për Atdheun.

Fansat u bënë kuriozë dhe dhanë dhe më tej opinionet e tyre në lidhje me ish-konkurrentin.

“Olsa ktheje Atdheun prapë nëpër emisionet tuaja se kemi dëshirë ta shohim. Respekte”, shkruan një ndjekës.

“…Që nga vendimi i pezullimit, Atdheu ka një rikthim nesër dhe një përballje. Për më shumë ndiqni “Për’puthen” nesër në 18:20”, i është përgjigjur Olsa.

Para se të largohej nga “Për’puthen”, Atdheu zbuloi një ngjarje të fshehtë që ndezi një debat të fortë në studio. Ai tregoi se kishte shkëmbyer një puthje me Antonelën. Ai tha se nuk mund t’i duronte dot më skenarët e saj me Mevlanin dhe Ledjanën. Antonela e pranoi dhe vetë se mes tyre kishte pasur një puthje, që sipas saj Atdheu ja kishte rrëmbyer. Ajo tha se kishte ndodhur në fillimet e saj në “Për’puthen”. /revista.one/