Talebanët shpallin “amnisti të përgjithshme”, gazetaret dhe mjeket kthehen në punë, por me shami

Talebanët shpallin “amnisti të përgjithshme”, gazetaret dhe mjeket kthehen në punë, por me shami

August 17, 2021 0

Talebanët të martën shpallën një “amnisti të përgjithshme” për qytetarët afganë, duke u kërkuar atyre të kthehen në punë.

është thënë se njerëzit mund të kthehen në “jetën e tyre rutinë me besim të plotë”.

Një gjë e tillë vjen pasi lideri i lartë i talebanëve, Amir Khan Muttaqi u raportua se kishte mbërritur në Kabul për të negociuar me udhëheqjen politike të vendit, përfshirë ish-presidentin Hamid Karzai dhe Abdullah Abdullah, të cilët më parë kryesonin këshillin negociator të vendit.

Muttaqi ishte një ministër i arsimit të lartë kur talebanët sunduan për herë të fundit Afganistanin.

Ai filloi të lidhej me udhëheqësit politikë afganë edhe para se presidenti afgan Ashraf Ghani të ikte nga pallati presidencial në Kabul të dielën.

Një zëdhënës i talebanëve tha se bisedimet që po zhvilloheshin në kryeqytetin afgan kanë për qëllim të fusin udhëheqës të tjerë jo-talebanë në arkitekturën e re shtetërore, për të cilën zëdhënësi i talebanëve Suhail Shaheen ka thënë se do të jetë një “qeveri gjithëpërfshirëse afgane”.

Ndërkohë duke raportuar për gjendjen së fundmi në vend, mediat shkruajnë se edhe spikerët femra u kthyen në vendet e tyre të punës të martën në mëngjes në TOLO News, një kanal lajmesh 24/7 në Afganistan.

Miraqa Popal, kreu i lajmeve, ndau fotografinë e njërit prej gazetarëve në Twitter dhe më vonë postoi fotografi të një spikere femër duke intervistuar një zëdhënës të talebanëve.

Veç këtyre, pak para mesnatës me orën lokale të hënën, Mohammad Naeem, një zëdhënës i zyrës politike të talebanëve, ndau një video që duket se tregon anëtarët e talebanëve duke folur me stafin në një spital, përfshirë gra. Ai tha se “të gjithë” do të ktheheshin në punë.

Ndërkohë, zhvillim i rëndësishëm së fundmi ishte edhe një fjalim i presidentit amerikan Joe Biden në të cilin ai mbrojti pozicionin e Shtëpisë së Bardhë, duke u shprehur se “qëndron drejt” pas tërheqjes ushtarake të Uashingtonit nga Afganistani.

revista.one/