Capital T krahason pamjet në Afganistan me Kosovën 22 vjet më parë: Mund të na ndodhë prapë…

Capital T krahason pamjet në Afganistan me Kosovën 22 vjet më parë: Mund të na ndodhë prapë…

August 17, 2021 0

Këto ditë është bërë virale një fotografi e pjesës së brendshme të një aeroplani që u largua nga Afganistani.

Bëhet fjalë për aeroplanin ushtarak amerikan US Air Force C-17, i cili fluturoi nga Kabuli të dielën.

Siç u raportua, 640 persona ishin të grumbulluar në aeroplan, shumë herë më shumë se sa pritej, kjo pasi aeroplani në fjalë thuhet se është i projektuar të bartë vetëm 150 persona.

Ndërkaq, dhjetëra afganë po ikin nga talebanët, të cilët po përparojnë me shpejtësi dhe po marrin pushtetin në të gjithë vendin.

Lidhur me këtë një reagim së fundmi e ka bërë edhe reperi Capital T, duke kujtuar atë që ndodhi gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.

“Më kujton dikë 22 vjet më parë”, ka shkruar Kapo në një postim të ndarë në InstaStory.

“Historia që harrohet, përsëritet”, shkroi Kapo.

revista.one/