Tayna nxjerr nga “arkivi” fotot me krahë ëngjëlli dhe bikini

Tayna nxjerr nga “arkivi” fotot me krahë ëngjëlli dhe bikini

April 9, 2021 0

Tayna, shfaqet nostalgjike në rrjetet sociale. Reperja me origjinë nga Prizreni ka kujtuar një nga paraqitjet e saj më provokuese.

Bëhet fjalë për kohën kur ajo realizoi një fotosesion me veshje të “Vicotria’s Secret”. Seti i fotove përfshinte bikini të bardha dy-pjesëshe. Këto janë shoqëruar me pupla dhe krahë engjëlli.

“Pasi po përtoj me dalë në fotografi kohëve të fundit, ja një kthim në kohë”, shkroi Tayna.

Ndërkohë, të shumta ishin pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve. Shumica e tyre e komplimentonin për linjat e saj trupore.

Ndërkohë Tayna po vazhdon të shijojë suksesin e klipit më të fundit, “WTF”. Ky ishte një bashkëpunim me britaniken Ivorian Doll.

/revista.one/