Kejvina Kthella në krah të reperit  marokeno-amerikan

Kejvina Kthella në krah të reperit marokeno-amerikan

April 9, 2021 0

Modelja Kejvina Kthella ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory një foto me reperin e njohur ndërkombëtar, French Montana.

Ajo u shfaq në një klub nate së bashku me reperin French Montana. Por siç duket kjo ka qenë një shkrepje e rastësishme.

“Nuk ka rëndësi sa keq kam dalë”, ka shkruar modelja krahas fotos.

Shumë herë modelen e kanë akuzuar për photoshop, duke pretenduar se ajo nuk është fiks ashtu siç shfaqet në foto.

Karim Kharbouch, i njihet më mirë me emrin e tij artistik French Montana. Ai është një reper marokano-amerikan i menaxhuar nga SAL & CO. Lindur dhe rritur në Marok, ai emigroi në Shtetet e Bashkuara me familjen e tij kur ishte 13 vjeç. Ai është themeluesi i Coke Boys Records dhe Cocaine City Records.

Këngët e tij më të njohura janë “Unforgettable”, “No Stylist”, “Wellcome to the Party”.

/revista.one/