Tayna shpërthen në lot, kujton koncertet me spektatorë

Tayna shpërthen në lot, kujton koncertet me spektatorë

March 10, 2021 0

Asaj i mungon skena dhe spektatorët në këtë kohë të zymtë kufizimesh për shkak të Covid -19. Reperja Tayna ka ndarë me ndjekësit në InstaStory një video që e ka emocionuar pafund, aq sa s’ka mbajtur dot lotët. Tayna ka kujtuar kohët kur publiku e priste ngrohtë dhe brohoriste me të madhe emrin e saj, teksa ngjitej në skenë për të performuar
“Fillova të qaj. Faleminderit shumë”- shkruan reperja krahas videos së muajit Mars të vitit 2019.
Pak javë më parë, Tayna dhe Flori Mumajesi, publikuan bashkëpunimin e parë mes tyre. “Magdalena” rezultoi një sukses i vërtetë, ashtu edhe siç ishte parashikuar në fakt. Kënga e tyre “Magdalena” është dëgjuar kudo, në lokale, makinë dhe siç pritej u kthye në hitin e këtij shkurti. Në qendër të këngës është historia e një djali dhe një vajze, që jetuan një histori të fortë dashurie për një kohë shumë të shkurtër dhe që janë penduar se nuk janë më bashkë.

/revista.one/