Dhurata Dora bashkëpunim me një gjerman, i bën remix këngës “Harrom”

Dhurata Dora bashkëpunim me një gjerman, i bën remix këngës “Harrom”

March 10, 2021 0

Këngëtarja Dhurata Dora ka vendosur që për projektet e saj të ardhshme muzikore të punojë edhe me artistë të huaj. Producenti Oster me origjinë nga Gjermania ka publikuar në rrjete sociale një foto me Dhurata Dorën. Të dy ata shfaqen në një studio dhe siç duket kanë gatuar diçka së bashku.
As Oster dhe as Dhurata nuk kanë dhënë deri më tani ndonjë detaj në lidhje me këtë bashkëpunim. Ndërkohë që Oster ka sjellë disa ditë më parë një remix të “Harrom”, duke i dhënë një tjetër energji këngës dhe më shumë ritëm. Pas kësaj fotografie dhe këtij super remix-i ne po presim pa durim surprizën e radhës, për të parë se çfarë kanë rezervuar Dhurata dhe producenti gjerman për fansat shqiptarë e jo vetëm.
Kënga e fundit e Dhurata Dorës, “Harrom”, ka thyer rekorde klikimesh në Youtube.
Vetëm dy muaj pas publikimit, projekti i saj i ka kaluar 19 milionë klikime.

/Revista.one/