Tea rrëfen historinë e ndarjes, Bearti: Më shite për 3.99 euro…
April 6, 2021Tea Trifoni bën një rrëfim publik për ndarjen me Beartin. Ajo ka përdorur platformën e re me pagesë të aplikacionit “Përputhen”. Aktivizimi i tij bëhet kundrejt një pagese prej katër eurove. Këtu ajo ka rrëfyer historinë e ndarjes së saj nga Beartin.
Bearti e ka ndjekur rrëfimin e Teas dhe nuk i ka pëlqyer.
Në InstaStory ai është shprehur i zhgënjyer që Tea e ka “shitur për 3.99 euro”.
“Nuk i dua dramat dhe nuk i dua njerëzit të hynë në privatësinë time. Për këtë arsye kam qëndruar i heshtur jo se nuk di e skam çka me folë. Meqenëse Tea luan kartën e viktimës përsëri edhe me mua. Tani është rradha ime të flas se nuk është ashtu” – shkruan Bearti.
Reagimin e ka shoqëruar një numërim prapa në mesnatën e sotme. Sonte ndoshta ai do të japë versionin e tij të ndarjes nga Tea.
Pas kësaj ai ka ndarë në Instagram dhe një shprehje të Arjan Konomit: “Njeriu nuk njhet kur dashurohet, njeriu njihet kur ndahet apo kur të ketë mosmarrëveshje. Atëherë do të kuptoni se kush është partneriapo partnerja juaj”.
Kujtojmë se ai që pranoi i pari ndarjen në rrjete sociale ka qenë Bearti. /revista.one/
n