“Ti je Luizi femër…”, Bledi Mane acaron Olta Gixharin
February 10, 2023Bledi Mane, një nga banorët e rinj që iu bashkua shtëpisë së “Big Brother Vip” prime-in e së martës duket se ka si mision të trazojë ujërat brenda formatit dhe po ia arrin me sukses.
Së fundmi në një bisedë me banorët e tjerë, ai është shprehur se sipas tij në shtëpinë e “BBV” janë dy “Luiz”. Një ai, i vërteti dhe Olta Gixhari.
Sipas tij aktorja është versioni femër i Luizit.
“Dy Luiz i kemi, një Luizi femër (duke iu drejtuar Oltës) dhe Luizi mashkull. E kam thënë që ditën e parë, motra dhe vëllai siamez,”-shtoi Bledi.
Sikurisht në tryezë ndodhej edhe Olta e cila nuk e kurseu një përgjigje.
“Po unë nuk imitoj Luizin. Mund të kem ngjashmëri sipas opinionit tënd, po unë imitoj Luizin?”
Në këtë diskutim ka ndërhyrë edhe Armaldo Kllogjeri, i cili e ka “akuzuar” Manen se po jep një informacion nga jashtë.
Kjo nuk është hera e parë që Bledi Mane përpiqet të japë informacione nga jashtë. Më herët ai i tha Oltës se luanesha në shtëpi nuk ishte Kiara por ajo.
“Nuk është Kiara luaneshë në këtë shtëpi. Je ti dhe luani është ai. Ndërkohë që unë jam tigri që po rritem,”-u shpreh Mane.
Sikur të mos mjaftonte kjo ai e përshkroi si e ka parë Oltën nga jashtë.
“Ti je shumë dimensionale. Ti të hënën dukesh budallaqe, të martën mafioze, të mërkurën një femër e poshtër, e ndyrë. Dy ditë i acaron njerëzit,”-vazhdoi Bledi.